
Kryeministri Rama shkruan se kanë mbetur edhe 11 kapituj për t’u negociuar mee BE-në për të përmbyllur gjithë procesin.
Teksa komenton çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj, kreu i qeverisë shton se rruga drejt Shqipërsë 2030 ecën para.
“RRUGA DREJT SHQIPËRISË 2030 VAZHDON PA NDALIM! Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, shkruan Rama.