
Të paktën y persona janë vrarë pasi një aeroplan biznesi u rrëzua në një lagje të San Diegos, SHBA.
Është e paqartë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por të gjithë viktimat duket se janë nga avioni, tha ndihmësi i shefit të zjarrfikësve në San Diego, Dan Eddy gjatë një konference për shtyp të enjten.
Përplasja i vuri zjarrin dhjetëra shtëpive, duke i detyruar familjet të zhvendosen, thanë autoritetet.
Një zëdhënës i depertamentit të zjarrfikësve në San Diego i tha CNN se një aeroplan Cessna 550, “u rrëzua pranë aeroportit “Montgomery” rreth orës 3:45 të mëngjesit” të së enjtes.
Avioni privat përdoret zakonisht për udhëtime pune dhe mund të transportojë tetë deri në dhjetë persona.
