Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Veliajt, Ristani nis shkarkimet e zyrtarëve të afërt



Në Bashkinë e Tiranës ka nisur një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka marrë vendime për largimin e disa zyrtarëve dhe punonjësve të afërt me ish-kryebashkiakun Erion Veliaj.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se, pas shkarkimit të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit, janë liruar nga detyra edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse. Largimet përfshijnë gjithashtu një numër të konsiderueshëm shoferësh, sekretaresh dhe punonjësish mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer për më shumë se 10 vite në administratën e bashkisë.

Kjo lëvizje vjen në një klimë tensioni dhe pasigurie institucionale, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, Ristani pritet të vijojë me riorganizimin e strukturave dhe funksioneve të brendshme në institucion.