Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj, Spiropali firmos vendimin


Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00.

Vendimi për thirrjen e seancës është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Sipas njoftimit zyrtar, seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit parlamentar nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja, çka do të kufizojë veprimtarinë legjislative të këtij sesioni.

Mandati aktual i deputetëve përfundon më 8 shtator, datë në të cilën pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Spiropali Firma1