
Notarja kineze Yu Zidi është përshkruar si një “sensacion” pasi ka arritur kohën më të shpejtë ndonjëherë nga një 12-vjeçare në 200 metra të përzier në garë individuale, shkruan CNN.
Yu shënoi një kohë prej 2:10.63 në Kampionatin Kombëtar Kinez në Shenzen të dielën, duke përfunduar e dyta pas dy herë medalistes së bronztë olimpike Yu Yiting.
“Yu Zidi sapo notoi me shpejtësi 2:10.63 në garën 200 m IM për femra në Kombëtaret Kineze – koha më e shpejtë ndonjëherë nga një 12-vjeçare.” – postoi në X, “World Aquatics”.
Yu, e cila mbush 13 vjeç në tetor, humbi kualifikimin për Olimpiadën e Parisit, por mund të fitojë një vend në ekipin e Kinës për Kampionatin Botëror të Aquatics në Singapor në korrik, sipas Reuters.
Kampionati kombëtar kinez filloi më 17 maj dhe do përfundojë më 24 maj.