
Është publikuar dosja italiane që hedh dritë mbi detajet e operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”, që çoi në lëshimin e 52 masave sigurie për shtetas shqiptarë dhe italianë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.
Sipas dokumenteve, 14 shtetas shqiptarë janë urdhëruar për “arrest me burg” nga autoritetet. Ata janë:
* Ekil Nderjaku
* Indrit Tafili
* Gertin Aliu
* Adi Çoba
* Ervis Deti
* Agron Ganaj
* Zenit Shtraza
* Genci Telollari
* Redi Tusha
* Ervis Doçi (i njohur si “Visi i Pojës”)
* Nuredin Kiptiu
* Arsen Leskaj
* Erigels Presi
* Leonard Shakaj
Hetimet kanë zbuluar se grupi kishte një strukturë të organizuar kriminale të ndarë në tre nën-grupe të veçanta, që vepronin nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë dhe më tej në Europë. Secili nëngrup kishte funksione të veçanta, përfshirë importimin dhe shpërndarjen e drogës, si dhe menaxhimin e rrjetit të pastrimit të parave.
Gjithashtu, disa nga masat e sigurisë janë vendosur për persona të përfshirë në transferimin fizik të parave dhe një drejtues kompanie që kishte rolin e konvertimit të parave të pista në kriptovaluta, si pjesë e skemës së pastrimit financiar.