Vendosni fjalën kyçe....

Italia ndryshon ligjin, s’mund të merret më nënshtetësi nëpërmjet stërgjyshërve


Qeveria italiane ka miratuar këtë javë një ligj që e bën të pamundur marrjen e nënshtetësisë italiane për këdo nëpërmjet stërgjyshërve, duke prishur shpresat e atyre që kanë paguar tashmë para për të nisur procesin.

Ligji, i cili u prezantua në mars nga qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni dhe hyri në fuqi të martën, tani kufizon të drejtën e nënshtetësisë sipas “jus sanguinis”, ose prejardhjes së gjakut, për njerëzit, prindërit ose gjyshërit e të cilëve ishin italianë, shkruan CNN.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, 80 milionë njerëz në mbarë botën janë me origjinë italiane.

Ata që preken nga ligji tani do mund të bëhen italianë vetëm duke u zhvendosur në Itali dhe duke aplikuar në bazë të rezidencës.

Më 8 dhe 9 qershor, italianët do votojnë në një referendum mbi një propozim për ndryshimin e rregullave të Italisë për shtetësinë sipas vendbanimit. Aktualisht, qytetarët jashtë BE-së mund të aplikojnë për shtetësi pas 10 vjetësh qëndrimi të ligjshëm.