Vendosni fjalën kyçe....

“I shikoni ato kryqe” – Trump “ngrin” presidentin e Afrikës së Jugut, i tregon videot e “gjenocidit” ndaj të bardhëve (Video)


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi stafit të Shtëpisë së Bardhë të shfaqte video që dyshohet se tregonin gjenocidin ndaj femerëve të bardhë në Afrikën e Jugut, gjatë takimit të tij me presidentin Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Ynetnews.

Ramaphosa, i cili qëndroi në heshtje duke parë video që tregonin politikanët me ngjyrë të zezë në Afrikën e Jugut që bënin thirrje për të vrarë fermerët e bardhë, më vonë tha: “Do të doja të dija nga është marrë kjo, sepse nuk e kam parë kurrë këtë.”

Më pas ai iu drejtuar Trump-it, duke i thënë: “Më vjen keq që nuk kam një avion për të të dhënë”, ngacmim të cilit presidenti amerikan u përgjigj: “Nëse do të sillnit një aeroplan, unë do e pranoja”.

Trump: Pasi të shikojmë videon me mijëra të vdekur.

Ramaphosa: Më vjen keq por nuk kam asnjë aeroplan që t’ua dhuroj.

Trump: Do kisha dëshirë që të kishit në fakt. Nëse vendi juaj do i ofronte Air Force një aeroplan, unë do e pranoja.

Gjatë shfaqjes së videos në Zyrën Ovale, u shfaqën disa video të politikanëve të njohur afrikano-jugorë që bënin thirrje për vrasjen e fermerëe të bardhë.

Në njërën prej tyre shfaqet kreu i partisë EEF (Economic Freedom Fighters) Julius Malema i cili thotë: “Punësimi është te toka, le të marrim vendin, tokën tonë dhe të punojmë tokën tonë dhe unë urrehem për këtë…çfarë mendoj.  Unë nuk e di se çfarë do ndodhë në të ardhmen, po ta them këtë. Unë nuk kam bërë thirrje për vrasjen e të bardhëve, të paktën për tani nuk garantoj dot. Nuk po bjë thirrje për vrasjen e të bardhëve, tani për tani. Nuk jap dot garanci se kjo nuk do ndodhë në të ardhmen sidomos nëse gjërat do shkojnë në mënyrën si nënkuptohet.“

Ndërsa një tetër politikan me ngjyrë të zezë thotë në videon e shfaqur nga Trump: “Me ose pa ju,  njerëzit tanë do pushtojnë tokat, nuk kemi nevojë për lejenga presidenti, nga askush. Nuk na intereson fare se çfarë do bëni, kush jeni ju që të na thoni se çfarë duhet të bëjmë. Ne do i pushtojmë tokat.”

Pas shfaqjes së videos, Trump iu drejtua presidentit të Afrikës së Jugut Ramaphosa duke i thënë: “Kjo është diçka shumë e keqe. Këto janë varrë të fermerëve dhe njerëzve të bardhë. Më shumë se 1 mijë fermerë të bardhë janë rreshtuar dhe makinat e tyre. Çdo shenjë e bardhë që shihni është një kryq, janë rreth 1 mijë syresh, janë të gjithë fermerë të bardhë, familje të fermerëve të bardhë me makinat e tyre që kanë ndaluar të respektojnë të afërmit e tyre që janë vrarë dhe është diçka e tmerrshme. Në të dyja anët e rrugës ka kryqe.”

Disa javë më parë, kreu i DOGE, Elon Musk, akuzoi drejtuesit e Afrikës së Jugut se po bënin thirrje për gjenocid ndaj fermerëve të bardhë.

“Shumë pak njerëz e dinë se ekziston një parti e madhe politike në Afrikën e Jugut që po nxit në mënyrë aktive gjenocidin e të bardhëve. Videoja e mëposhtme është e djeshmja. Një arenë e tërë brohoriste për vrasjen e njerëzve të bardhë. Një muaj më parë, qeveria e Afrikës së Jugut miratoi një ligj që legalizon marrjen e pronave nga të bardhët sipas dëshirës, pa pagesë. Ku është reagimi? Pse nuk ka mbulim nga mediat kryesore? Starlink nuk mund të marrë një licencë për të operuar në Afrikën e Jugut thjesht sepse unë nuk jam me ngjyrë. Si është e drejtë kjo?” – shkruante Musk në X.