
Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi takimin e saj vjetor nëntëditor të hënën në brigjet e liqenit të Gjenevës, Zvicër, me mbi tetë mijë pjesëmarrës që erdhën nga e gjithë bota.
Elitat u mblodhën ndërsa dega e Kombeve të Bashkuara nisi të ankohet publikisht duke dyshuar mbi aftësinë e saj për të përballuar sërish kriza si epidemia e koronavirusit, pasi shkurtimet e fondeve të SHBA-së goditën në zemër të financave të saj.
Presidenti amerikan Trump konfirmoi se SHBA-ja po largohej nga agjencia në ditën e parë të kthimit të tij në detyrë në janar.
Mattheë Kavanagh, drejtori i qendrës për Politikat Globale të Shëndetit të Universitetit Georgetown tha se vendet e tjera kanë përdorur “largimin e SHBA-së” “si mbulesë për të bërë manovrat e tyre, me shumë vende në Evropë që po pakësojnë ndihmën”.
“OBSH përballet me një krizë ekzistenciale që shkon shumë përtej një boshllëku buxhetor në pyetjen nëse ky lloj multilateralizmi mund të ketë sukses në adresimin e shëndetit global në këtë epokë të re.” – tha ai, shkruan Breibart.
Në prag të asamblesë, OBSH-ja ka ulur kostot. Drejtuesit e saj kanë paraqitur një buxhet për dy vitet e ardhshme në pak më pak se 4.3 miliardë dollarë, që është 22 për qind më pak se sa ishte planifikuar fillimisht.