Vendosni fjalën kyçe....

Studentët australianë lënë mësimin për protesta: Na ruani të ardhmen!


Mijëra studentë të shkollave australiane janë ngritur në protesta duke kërkuar veprim më të madh për ndryshimet klimatike.

Studentët lanë shkollën këtë premte për të ngritur zërin e tyre mbi ato çfarë i cilësojnë politika joadekuate klimatike nga ana e qeverisë australiane, shkruan BBC.

Të hënën, kryeministri australian Scott Morrison kritikoi planet e studentëve për “aktivizëm” gjatë orëve të mësimit dhe insistoi se qeveria e tij po përballonte ndryshimet klimatike.

Shumë studentë thanë se komentet e tij kishin forcuar vendosmërinë e tyre për të protestuar.

“Ne do të jemi ata që do të vuajnë pasojat e vendimeve që politikanët bëjnë sot”, tha Jagveer Singh, 17 vjeç, për BBC.

Organizatorët thonë se ata u frymëzuan nga Greta Thunberg, një vajzë 15 vjeçare në Suedi e cila ka ndërmarrë protesta të ngjashme.

Australia është zotuar të ulë emetimet e gazit me 26-28% deri në vitin 2030, sipas marrëveshjes së klimës së Parisit.

Kryeministri Morrison më së fundi përmendi një objektiv të energjisë së rinovueshme, një fond të blerjes së energjisë së pastër dhe një projekt hidroenergjetik si dëshmi për përparimin e Australisë.

Ai i tha parlamentit të hënën: “Ajo që duam është më shumë mësim dhe më pak aktivizëm në shkolla”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *