Vendosni fjalën kyçe....

BE paralajmëron paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, kërkohet armëpushim i menjëhershëm



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Bashkimi Evropian është në fazën e përgatitjes së paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, vetëm pak kohë pas miratimit të paketës së 17-të. Në një postim në platformën X, ajo theksoi se presioni ndaj Moskës duhet të rritet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Është momenti i duhur për të intensifikuar masat kundër Rusisë. Duhet të ushtrojmë presion për një armëpushim,” deklaroi Von der Leyen pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, nga Brukseli, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vandevoll u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të gatshme të shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Kremlinit. Ai kritikoi qëndrimin e pandryshuar të Rusisë, duke theksuar se Perëndimi është i zhgënjyer nga mungesa e vullnetit për negociata serioze.

“Na duhet të reagojmë. Rusia nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt paqes,” u shpreh Vandevoll, ndërsa përsëriti thirrjen për një armëpushim pa kushte dhe të menjëhershëm nga ana e Kremlinit. Ai nënvizoi gjithashtu se partnerët perëndimorë presin një angazhim më të qartë nga Rusia dhe se Uashingtoni nuk do të tolerojë mungesën e vullnetit për paqe.