Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra deputetë të listës së hapur i kërkojnë pamjet filmike KQZ-së


Më shumë se 15 kandidatë që kanë qenë në listat e hapura i kanë kërkuar KQZ-së pamjet filmike të numërimit të votave.

Mes tyre janë disa kandidatë për deputetë që kanë humbur për shumë pak vota e që përmes pamjeve filmike shpresojnë të përmbysin rezultatin.Mes tyre janë Blerina Gjylameti e Xhemal Qefalia nga PS e lir Alimehmeti e Aulon Kalaja nga PD.

Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë duke humbur për pak vota ndaj Olta Xhaçkës, shkruan Euronews.

Qefalia renditet i 18 në listën e PS në Tiranë dhe ka marrë 9822 vota, Ilir Alimehmeti renditet në vendin ne 14-të në listën e hapur të PD-së në Tiranë kurse Aulon Kalaja u rendit i 7-ti në listën e PD në Durrës  dhe mori 8,117 vota.