
Ish-presidenti Donald Trump i ka uruar një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm presidentit Joe Biden, pasi ky i fundit është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.
“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I dërgojmë urimet më të ngrohta Jill-it dhe gjithë familjes, dhe i urojmë Joe-t një shërim të plotë dhe sa më të shpejtë,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
Kjo deklaratë shënon një moment empatie nga ana e Trump ndaj Biden, të cilin ai ka kritikuar shpesh për gjendjen e tij mendore, edhe pas tërheqjes së këtij të fundit nga gara presidenciale e vitit 2024./CNN