Policia gjermane është në kërkim të një personi që dyshohet se ka plagosur me thikë të paktën pesë persona në qytetin perëndimor të Bielefeld, tha policia të dielën në mëngjes.
Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital, tha policia.
I dyshuari thuhet se ka sulmuar personat jashtë një lokali gjatë natës përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes, shkruan Yahoo.
Policia gjeti disa thika në vendin e krimit. Policia po kërkon që dëshmitarët të ndihmojnë në identifikimin e autorit ndërsa paralajmëroi banorët që të bëjnë kujdes.
