Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj në Vatikan për inaugurimin e Papa Leoni XIV, takohet me Atin e Shenjtë


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, udhëhoqi delegacionin shqiptar në Vatikan gjatë ceremonisë solemne të inaugurimit të Papa Leoni XIV, një ngjarje madhore që mblodhi liderë të shumtë botërorë dhe përfaqësues të lartë të komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Atin e Shenjtë, të cilit i përcolli urimet më të përzemërta për zgjedhjen si Papë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Presidenti Begaj e përgëzoi Papa Leoni XIV për misionin e tij në shërbim të paqes dhe ndërtimit të urave të dialogut në një botë të përballur me sfida e pasiguri të shumta.

“Udhëheqja juaj shpirtërore është një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve”, theksoi Presidenti Begaj.

Ai shtoi se Shqipëria mbetet një model i harmonisë fetare, ku toleranca, respekti dhe bashkëjetesa ndërmjet feve janë vlera të thella dhe trashëgimi e vyer që përcillet brez pas brezi.

Në këtë ceremoni të rëndësishme, Presidenti ishte i shoqëruar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

foto galeri

foto galeri