
Mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV ka nisur në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan, në një ceremoni madhështore ku marrin pjesë udhëheqës botërorë dhe mijëra besimtarë.
Më herët gjatë ditës, Papa Leo XIV përshëndeti turmat nga Popemobile, duke e bërë për herë të parë një dalje të tillë publike që nga zgjedhja e tij si Papë.
Ai u shfaq i veshur me petka kremi dhe mbante në dorë një artefakt të artë papnor, teksa bekoi besimtarët me ujë të bekuar.
Ndër të pranishmit në këtë ceremoni janë edhe figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjell BBC.
Papa Leo XIV mbajti meshën e tij të parë më 8 maj, menjëherë pas përfundimit të konklavit që e zgjodhi atë si Papë.
Gjatë kësaj meshe, ai bëri thirrje për unitet brenda Kishës Katolike dhe për përfundimin e luftërave në botë.
Mesha e sotme po transmetohet drejtpërdrejt dhe mund të ndiqet në platformën e BBC-së.
Papa Leoni XIV: Përshëndes të pranishmit.
Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.
Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.
Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.
Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë.
Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri.