
Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me kancer në prostatë, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij të dielën.
Biden, 82 vjeç, u diagnostikua të premten pasi ai vizitoi një mjek javën e kaluar për probleme me urinimin.
Kanceri karakterizohet nga një rezultat Gleason prej 9 me metastazë në kockë, tha zyra e tij, që do të thotë se është një formë më agresive e sëmundjes.
Biden dhe familja e tij thuhet se po shqyrtojnë mundësitë e trajtimit, thuhet në deklaratë. Zyra e ish-presidentit shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se mund të menaxhohet.
Lajmi vjen gati një vit pasi ish-presidenti u detyrua të tërhiqej nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA për shkak të shqetësimeve për shëndetin dhe moshën e tij. Ai është personi më i vjetër që mban këtë post në historinë e SHBA, shkruan BBC.
Biden, atëherë kandidati demokrat që konkurronte për rizgjedhje, u përball me kritika në rritje për performancën e tij të dobët në një debat televiziv në qershor kundër kandidatit republikan dhe presidentit aktual Donald Trump. Ai u zëvendësua si kandidati demokrat nga nënpresidentja e tij Kamala Harris.