Vendosni fjalën kyçe....

Justin Bieber tërhiqet nga sfida për Tom Cruise: Ishte shaka, ai do ma tregonte qejfin


Justin Bieber ka pranuar se ftesa e tij për t’u ndeshur me Tom Cruise ishte vetëm një shaka.

I pyetur nga gazetarë të “TMZ“, ndërsa po futej në makinë, Justin pranoi: “Naw … thjesht po bëja shaka. Ishte një postim i rastësishëm”.

Justin pranoi se ideja i kishte ardhur në mendje pasi kishte parë video të Tom Cruise, por nuk kishte qëllim të ndeshej prej vërteti me të në ring.

Këngëtari shpjegoi: “Historia është e tillë… pashë një intervistë me të, më ngeli në mendje”.

Ai shtoi se përpballja mes tyre do të ishte pak e njëanshme për shkak të fizikut të Tom.

“Jam shumë e sigurtë se Tom do të ma tregonte qejfin. Do të duhej të vija në formë.”, janë fjalët e Justin.

Në fund ai shprehu dashurinë dhe vlerësimin e tij për aktorin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *