
Tom Fletcher, shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara , tha se nuk duhet humbur kohë me një propozim alternativ të mbështetur nga SHBA-të për të ofruar ndihmë në Gaza.
“Atyre që propozojnë një modalitet alternativ për shpërndarjen e ndihmës, le të mos humbasin kohë. Ne tashmë kemi një plan”, tha ai në një deklaratë ndërsa Izraeli bllokoi shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza për të 75-ën ditë radhazi.
Ai tha gjithashtu se OKB-ja ka një plan të provuar dhe 160,000 paleta me ndihma humanitare gati për të hyrë në enklavën palestineze.
“Kemi mijëra kamionë me ushqime në kufi. Na lejoni të hyjmë. Na lejoni të punojmë”, shkroi ai në X./DW