
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i është sekuestruar telefoni celular si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për krime zgjedhore.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se, ndonëse janë ndërmarrë veprime procedurale ndaj Roshit, deri më tani ndaj tij nuk është caktuar asnjë masë sigurie.
Operacioni është zhvilluar në qytetin e Kavajës dhe ka përfshirë edhe kontrolle të tjera në ambiente të ndryshme si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar. Në total janë sekuestruar tre aparate celularë, që dyshohet të kenë vlerë prove për çështjen në hetim.
Çështja po ndiqet nga prokurori i posaçëm Altin Kondilli dhe veprimet janë kryer nga strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.