
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi nga Tirana se Franca mbështet fuqimisht rrugëtimin evropian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë i përket Bashkimit Evropian dhe ka bërë përparime të mëdha drejt integrimit.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai theksoi mbështetjen e palëkundur të Francës për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësoi përparimin e bërë nga Tirana në këtë drejtim.
Ai shtoi se Franca do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e nevojshme për anëtarësim dhe theksoi se viti 2027 nuk duhet parë si një datë e largët, por si një horizont i arritshëm.
“Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm.
Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha.
Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Fal për mikpritjen dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.”
Në vijim të fjalës së tij, presidenti francez foli edhe për situatën në Ukrainë dhe përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi.
Macron konfirmoi se bashkë me liderë të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kreun e opozitës gjermane Merz, kanë ndërmarrë një nismë diplomatike nga Kievi për të shtuar presionin ndaj Rusisë.
“Ne po presim përgjigjen e Rusisë. Duke riangazhuar këtë, të shtunën që shkoi në Kiev ishim me Starmer, me Merz, Zelensky dhe kemi thirrur së bashku Trump për t’i thënë se jemi për armëpushim dhe me garanci sigurie duhet të bëjmë presion ndaj Putin.
Propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll, të dielën dha pëlqimin Zelensky. Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë se propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane.
S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë.”