
Pesë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër në Finlandë, njoftoi policia lokale për BBC.
Aksidenti ndodhi pranë aeroportit të Eurës rreth orës 12:00 me orën lokale (10:00 GMT), pasi helikopterët ishin nisur së bashku nga kryeqyteti estonez, Talin.
Autoritetet gjetën mbetjet e helikopterëve në një zonë pyjore. Sipas policisë, në njërin helikopter ndodheshin dy persona dhe në tjetrin tre.
Mediat lokale raportojnë se ata ishin në rrugë drejt një eventi të aviacionit në Qendrën e Fluturimeve Piikajärvi në Kokemäki.
Helikopterët ishin të regjistruar jashtë vendit dhe të përdorur për qëllime civile. Ngjarja po hetohet nga policia.
Zyrtarë finlandezë dhe estonezë kanë deklaruar se po bashkëpunojnë ngushtë në hetim.