Vendosni fjalën kyçe....

Blendi Gonxhja, më i votuari në Tiranë: Mbështetja e qytetarëve ishte e sinqertë, puna po më shpërblehet


Kandidati i Partisë Socialiste, Blendi Gonxhja, është shpallur më i votuari në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo javë” në News24, Gonxhja ndau përvojën e tij gjatë fushatës dhe emocionet pas rezultatit.

Ai theksoi se garën politike e përjetoi me kënaqësi dhe vlerëson se mbështetja që mori në terren ishte reale dhe e ndjerë.

Puna që kam bërë ndër vite po më shpërblehet. Bashkëbisedimi me njerëzit ka qenë real dhe ndjesia që mora në terren ishte shumë e mirë”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, kandidimi ishte një borxh që ndiente ndaj vetes dhe familjes për të provuar një sfidë të re, të cilën e cilëson si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.

Kam pasur një histori të rëndësishme në jetën time dhe i kisha borxh vetes sime, familjes, që të provoj edhe një herë një sfidë. Jam munduar të jem në anën e drejtë të ngjarjeve,” tha ai.

Gonxhja theksoi se mbështetja që mori lidhet me disa faktorë, por në veçanti me frymën pozitive që ka ndjerë gjatë gjithë fushatës.

Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe u shpreh i vendosur për të vijuar punën me përkushtim në shërbim të tyre.