
Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, teksa numërimi i votave nga diaspora po shkon drejt fundit. Ai shprehet i bindur se mandati i parë i kësaj force politike tashmë është i sigurt.
“Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi,” shkruan Qori, duke theksuar se pavarësisht kësaj, aktivistët kanë qëndruar syçelët për të mbrojtur çdo votë, si një akt përkushtimi ndaj mbi 24 mijë qytetarëve që u besuan.
Ai shton se me të njëjtin shpirt solidariteti dhe angazhimi do të vijojnë rrugëtimin e tyre politik: “Me këtë frymë solidariteti dhe përkushtimi do të çajmë përpara.”