
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Tiranë mbrëmjen e kaluar për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik të Europës. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ai u prit nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, Zelensky zhvilloi një takim të përzemërt me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve mbi sigurinë europiane dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
Në Tiranë kanë mbërritur gjithashtu edhe liderë të tjerë të rëndësishëm europianë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer. Samiti pritet të fokusohet në sfidat aktuale të sigurisë, energjisë dhe integrimit europian.