Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e keut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.
Votat që kanë ardhur nga Greqia kontestohen nga demokratët, të cilët kanë hedhur akuza se ato vota janë manipuluar.
Sot olegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat.