Vendosni fjalën kyçe....

“Synojmë t’i mbyllim negociatat brenda 2027-ës” – Rama


Kryemini Rama tha sot se qeveria e tij është ambicioze për të mbyllurbrenda vitit 2027 negociatat me BE-në.

Ai e bëri deklaratën gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian teksa po jepte një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze Fredriksen ku shtoi se Tirana do bëjë detyrën e saj e më pas do shpresojë që edhe BE-ja të bëjë atë që i takon.

“Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit, por ju dëgjuat dje presidentin e Këshillit Europian që tregoi gjerë e gjatë se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë, e çfarë është gati të bëjë BE. Ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe pastaj mund t’u kërkojmë atyre të bëjnë çfarë u takon të bëjnë. Siç e tha Mette është e bazuar në meritë dhe mbështetet në të gjithë procesin që është i mirëpërcaktuar me grupkapituj e kapituj të cilët ndjekin njëri-tjetrin. Ajo që është e rëndësishme për ne është se kemi një sfidë në tryezë, një agjendë mjaft ambicioze për të mbyllur negocitat brenda 2027. Mendoj se mund ta bëjmë. KE është krah nesh, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe për t’u siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për bashkimin dhe na duhet të përfitojmë që të shkojmë më tej. Jam shumë i lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë dhe jo të arrish rezultate e të rrish pastaj duarkryq. Jemi të përkushtuar ta bëjmë një gjë të tillë.” – tha Rama.