Vendosni fjalën kyçe....

Kaja Kallas në Tiranë: Duhet të jemi të gjithë të bashkuar, e shohim se Rusia nuk do paqe


Shefja e diplomacisë së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi sot nga Tirana se gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian pritet të miratohet një paketë e re sanksionesh ndaj Rusisë, me fokus në sektorin e energjisë.

Sipas saj, qëllimi është shkurtimi i financimeve që ndihmojnë vazhdimin e luftës në Ukrainë, pasi, siç u shpreh ajo, “Rusia nuk e do paqen”.

Lidhur me takimin në Stamboll për negociatat Rusi-Ukrainë, Kallas e cilësoi një hap pozitiv, por shtoi se “e gjithë bota po e sheh që Rusia po bën lojëra dhe nuk është serioze”

Në fakt  kemi paketën gjithashtu po mendojmë dhe për paketën tjetër, kemi sanksione që kemi vendosur për energjinë ndaj Rusisë dhe një udhërrëfyes që e kemi prpopozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve. Është tejet e rëndësishme që tu shkurtojmë fondet financimet për të vazhduar këtë luftë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar pasi e shohim se Rusia nuk do paqe. Mendoj që është një propoizm shumë i mirë takimi në Turqi.

Ka procedura të tjera por dhe mesazh që amerikanët janë, e mira është t’i përdorim të gjitha mjetet dhe ne dhe ata. Kur të ktjhehem do të takohem me kryeministrin dhe ëhstë e rëndësishme dhe për rajoinin për të paerë si po eceën.

Për takimin e liderve në Stamboll jam optimiste, ashtu dhe u shpreh presidenti Trump kur u pyet për konfliktin në Ukrainë, por presidenti Putin duket se nuk do ta bëj këtë dhe nuk janë seriozë dhe këtë po e sheh e gjithë bota që Rusia po bën lojëra.”