
Dy ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi zhvillimin e një proteste më 16 maj, në orën 17:00, në Bulevardin “Zogu i Parë”, në shenjë kundërshtimi ndaj rezultatit të zgjedhjeve, të cilat ai i cilësoi si “më të grabiturat në historinë e Shqipërisë”.
Sipas BW kërkesa e PD për zhvillimin e protestës është refuzuar nga autoritetet.
Arsyeja lidhet me vendndodhjen e zgjedhur për protestën, e cila ndodhet shumë pranë sheshit “Skënderbej”, ku do të zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Europian.
Autoritetet kanë konsideruar se zhvillimi i protestës në këtë zonë përbën risk për mbarëvajtjen e ngjarjes ndërkombëtare.