Vendosni fjalën kyçe....

Keir Starmer në Shqipëri, pritet nënshkrimi i një “Marrëveshjeje të Partneritetit Strategjik”


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, mbërriti mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare historike, e para e këtij niveli nga një lider britanik që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Mbretëri e Bashkuar në vitin 1921.

Të enjten, ai do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin Edi Rama, pas të cilit, rreth orës 12:40 – të dy liderët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sipas raportimit te gazetarit te Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë kësaj vizite pritet nënshkrimi i një “Marrëveshjeje të Partneritetit Strategjik” midis dy vendeve, një zhvillim që konsiderohet vazhdim i marrëveshjes së mëparshme Rama–Sunak, nënshkruar në 10 Downing Street në mars të vitit 2023.

Marrëveshja e re do të bazohet mbi katër shtylla kryesore:

1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.