29-vjeçari Jurgen Shima është arrestuar në Tiranë pasi ishte denoncuar për pengmarrjen e e një 29-vjeçareje ditën e djeshme.
Gjatë kontrollit, të riut me banim në Lushnjë i është gjetur edhe një sasi kokaine.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.
Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”
