Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë-Durrës, trafik i pazakontë në dalje të kryeqytetit



Një trafik i rënduar dhe jashtë normales është regjistruar gjatë ditës së sotme në dalje të Tiranës, duke sjellë vështirësi të shumta për drejtuesit e mjeteve. Situata më problematike u shënua në segmentin nga Qafa e Kasharit deri në hyrje të qytezës së Vorës, ku lëvizja u ngadalësua ndjeshëm për orë të tëra.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ky bllokim lidhet me ndonjë ndërhyrje apo punime në autostradën Tiranë-Durrës. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim lidhur me shkaqet e këtij trafiku të pazakontë.