Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom pagoi fshehurazi për monumentin e tij brenda bashkisë së San Franciskos, sipas një libri të botuar të martën, shkruan Breibart.
“Fool’s Gold: The Radicals, Con Artists, and Traitors Who Killed the Kalifornia Dream and Now Threaten Us All”, shkruar nga Susan Crabtree dhe Jedd McFatter, pretendon se Newsom organizoi që një bust prej bronzi të skalitej brenda Bashkisë për të përkujtuar mandatin e tij si kryetar bashkie, duke përdorur fondet publike.
Neësom më pas dyshohet se u përpoq të fshihej pas identitetit të donatorëve privatë që financuan bustin.
Edhe kryetarët e tjerë të bashkive janë nderuar me buste brenda bashkive. Fondet për bustin e Newsom do dhuroheshin nga individë privatë.
“Pagesat e porositura” janë donacione për qëllime bamirësie që politikanët në Kaliforni shpesh u kërkojnë donatorëve t’i bëjnë në emër të tyre. Ata konsiderohen gjerësisht të korruptuar, veçanërisht kur pagesat i japin politikanit ndonjë përfitim. (Newsom, për shembull, ka kërkuar pagesa për një projekt të kontrolluar nga gruaja e tij, Jennifer Siebel Newsom.)
Bashkautori Jedd McFatter pohoi:
“Një analizë e “pagesave të porositura” të Newsom zbulon se midis fundit të 2015 dhe fillimit të 2016, tre organizata private secila dhuruan për një organizatë jofitimprurëse të quajtur Nismat e Komunitetit. Siç del, dy nga këto pagesa erdhën nga kompani në pronësi të Newsom-Balboa Cafe Partners dhe PlumpJack Management Group. Kompanitë e Newsom caktuan në mënyrë specifike këto pagesa të porositura për “Bustin e Bashkisë në Bashkinë e San Franciskos”.
Sipas Komisionit të Praktikave Politike të Kalifornisë, Balboa Cafe Partners dhuroi 5,000 dollarë në 2016 për bustin e kryetarit të bashkisë dhe PlumpJack dhuroi të njëjtën shumë. Newsom është i përfshirë në të dyja kompanitë.
Fondacioni H B dhe Lucille Horn gjithashtu dhuruan 10,000 dollarë me urdhër të Newsom. Kostoja e bustit, sipas San Francisco Chronicle, ishte 97,000 dollarë. Zbulimi, vuri në dukje Chronicle, ishte një verimtari e profilit të ulët, “pa bujë, pa shtyp dhe vetëm disa miq të pranishëm”.
SFGate.com kishte raportuar se Newsom tha se nuk e kishte idenë se si do dilte busti, ose kush do paguante për të:
I nderuari e shpall veten paksa ngurrues. “Nuk dua ta quaj të turpshme, por është një gjë e çuditshme,” tha zv. guvernatori.
Busti është ideja e mbështetësve të Newsom dhe do paguhet me fondet private që ata do mbledhin, tha Newsom.
“Ka disa vite që është në lëvizje, por askush nuk ka punuar për të. Ka qenë një ide që ka qarkulluar përreth.” Ai thotë se as nuk e di se cilët janë ata mbështetës dhe mbledhës fondesh.
“Skulptori Bruce Wolfe duket i sigurt se balta do të bëhet bronz dhe se busti do realizohet. Por “nëse askush nuk është i interesuar”, thotë Newsom, “ne mund ta kthejmë atë në një topth të madh”.
Zyra e guvernatorit Newsom nuk iu përgjigj një pyetjeje për koment në lidhje me bustin për këtë shkrim.