Vendosni fjalën kyçe....

SPAK e BKH aksion për krimet zgjedhore në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD-së


SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po zhvillojnë një aksion në Shkodër ku kanë shoqëruar disa persona të dyshuar për krime zgjedhore.

Sipas Report Tv, personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Kjo e fundit mori 3 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

Gjithashtu ka pasur edhe një aksion për kontroll personal dhe të automjeteve me vendim te GJKKO.