Vendosni fjalën kyçe....

Orban do bllokojë fondet e huaja për OJQ-të s Hungarisë


Partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban dëshiron të bllokojë fondet e brendshme për organizatat e pavarura të shoqërisë civile.

Organizatat joqeveritare, duke përfshirë mediat që dyshohen se marrin fonde nga jashtë dhe se “kërcënojnë sovranitetin e Hungarisë” do ndalohen të marrin 1% të tatimit mbi të ardhurat personale që hungarezët mund t’i dhurojnë grupeve të shoqërisë civile, një nga burimet më të mëdha të financimit të brendshëm për subjekte të tilla.

Ato gjithashtu do përballen me ngrirje të pasurive, kërkesa më të rrepta raportimi dhe gjoba të rënda, sipas një projektligji të depozituar të martën. Projektligji pritet të kthehet ligj pasi partia në pushtet e Orban, “Fidesz”, ka një shumicë prej dy të tretave e vendeve të parlamentit.

Pas betimit të aleatit të tij Donald Trump si president i SHBA-së, Orban premtoi një “spastrim ” të organizatave të shoqërisë civile të financuara nga jashtë. Miratimi i ligjit ka të ngjarë të thellojë përçarjen midis Hungarisë dhe Bashkimit Evropian, i cili deri më tani ka rezultuar në ngrirjen e miliarda eurove të financimit të bllokut, shkruan Bloomberg.