
Administratori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Report Tv raporton se Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”,
Një ditë më parë, SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe Gentian Gjylit.
Hetimet janë nisur pas sekuestrimit të materialeve nga celulari i ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.
SPAK ka hapur një hetim pasuror ndaj 25 personave të dyshuar, përfshirë edhe tre subjekte juridike (kompani). Ndër fondet dhe tenderat që dyshohet se janë abuzuar, përfshihen edhe ato të destinuara për projektet e Eficencës së Energjisë Elektrike, të financuara nga Bashkimi Europian.
Paralelisht, SPAK po vijon hetimet edhe për një tjetër grup zyrtarësh të lartë. Në kohën kur dyshohet se janë kryer veprat penale, Artan Gjyli dhe Fatos Elezi kanë qenë anëtarë të KVO-së dhe në vartësi të Berberit.