Vendosni fjalën kyçe....

Parregullsi në qendrën e votimit në burgun e Durrësit ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve


Në qendrën e votimit të ngritur në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Durrës, ku votuan edhe figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë procesit të numërimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë se numri i votuesve të regjistruar. Për pasojë, kutia është pezulluar, dhe rezultati i saj nuk është përfshirë në përllogaritjen përfundimtare të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi vlefshmërinë e kësaj qendre votimi në vijim.