
Procesi i numërimit për zgjedhjet e së dielës po i afrohet fundit, me 5132 kuti votimi të numëruara nga gjithsej 5225. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa në 6 qarqet e tjera është përfunduar plotësisht.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka dalë forcë e parë me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 751,080 vota, që përbëjnë 52.2% të totalit në shkallë kombëtare.
Në vendin e dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 491,062 vota, ose 34.1% të votave.
Ndërkohë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) siguron vendin e tretë me 53,478 vota (3.7%).
Në vazhdim të renditjes:
Partia Socialdemokrate (PSD) – 47,513 vota (3.3%)
Partia Mundësia – 43,789 vota (3.0%)
Lëvizja Bashkë – 21,114 vota (1.5%)
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 19,225 vota (1.3%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,562 vota (0.4%)
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 3,017 vota (0.2%)
Lëvizja Atdheu (LA) – 2,112 vota (0.1%)
Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,058 vota (0.1%)
Procesi pritet të përfundojë në orët në vijim, duke zyrtarizuar përfundimisht rezultatet e këtyre zgjedhjeve.