
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KQZ, Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 57,213 vota, që përbëjnë 54.33% të totalit.
Ndërkohë, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 36,405 vota, ose 34.57%.