Vendosni fjalën kyçe....

OSBE: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por u zhvilluan në një klimë të polarizuar


Tiranë, 12 maj 2025 – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dhënë vlerësimin paraprak për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri, duke i cilësuar ato si konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, por nën një klimë të theksuar polarizimi politik.

Sipas përfaqësueses së OSBE-së, kandidatët patën mundësi të zhvillojnë fushatën zgjedhore, por u shënuan gjithashtu raste të intimidimit dhe presioneve ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.

Organizata vuri në dukje gjithashtu se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës elektorale.

Në raportin paraprak u theksua se procesi i votimit në tërësi ishte i qetë dhe i organizuar mirë, megjithatë u regjistruan disa incidente të izoluara. OSBE shprehu shqetësim edhe për mbulimin mediatik, duke vërejtur se dy partitë kryesore politike dominuan hapësirën në media, ndërsa partitë e tjera patën vështirësi për të bërë të dëgjuar zërin e tyre.

“Qytetarët janë zemra e procesit zgjedhor,” u shpreh përfaqësuesja e OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe respektimit të votës së lirë.

Ajo shtoi se zgjedhjet janë një moment kyç për demokracinë dhe vlerësoi përpjekjet e qytetarëve, komisionerëve dhe vëzhguesve për të garantuar një proces sa më të rregullt.

Përfaqësuesja e OSBE: Qytetarët janë “zemra” e procesit zgjedhorZgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha.