Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 127 nga 405 kuti në Shkodër, kryeson PD


Në Qarkun e Shkodrës, pas numërimit të 127 nga 405 kutitë e votimit, rezulton se Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 12,066 vota, që përfaqësojnë 40.96% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ndjek në vend të dytë me 10,365 vota (ose 35.19%), ndërsa Partia Socialdemokrate renditet e treta me 5,572 vota (18.92%).

Ndërkohë, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 419 vota (1.42%), Lëvizja Bashkë 139 vota (0.47%), dhe Lëvizja Atdheu vetëm 25 vota (0.08%). Mbështetje shumë të vogël kanë marrë edhe parti të tjera, si Aleanca Kombëtare Shqiptare me 1 votë (0.11%) dhe Aleanca Demokracia e Re me 9 vota.

Deri tani, gara mbetet e hapur mes dy forcave kryesore, PD-ASHM dhe PS, ndërsa partitë e tjera mbeten me ndikim të kufizuar në rezultatet e deritanishme.