Ka mbaruar numërimi i votave në bashkinë e Librazhdit.
Në 55 kutitë e votimit PS-ja ka marrë 9253 vota ndërsa koalicioni opozitar 3374 vota.
Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 409 nga 508 kuti votimi. Deri tani PS kryeson me 60.90% ose 63329 vota, kurse PD 29.16% ose 30318 vota dhe forcë e tretë rezulton “Mundësia” me 1.99 % ose 2069 vota.
