
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 110 nga gjithsej 198 kuti votimi.
Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 13,238 vota të grumbulluara deri tani.
Koalicioni i djathtë ka mbledhur 5,843 vota, ndërsa koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 659 vota.
Të gjitha partitë e tjera marrin nën 2% secila, duke përfshirë Lëvizjen Bashkë, PSD dhe Partinë Mundësia.
