
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vijimit të procesit të numërimit të votave, duke i bërë thirrje strukturave të partisë që të angazhohen maksimalisht për të garantuar numërimin e çdo vote me përkushtim dhe ndershmëri.
“Për Partinë Demokratike, procesi elektoral është themelor për një shoqëri të lirë dhe për njerëz të lirë,” u shpreh Berisha, duke falënderuar të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit që kanë vijuar punën gjatë natës për të përmbushur këtë proces.
Ai u bëri thirrje të gjitha strukturave të PD-së që të qëndrojnë të angazhuara dhe vigjilente:
“Të bëjmë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh. Çdo votë kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh,” deklaroi Berisha.