
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë.
Në Shqipëri, nga 3.467.962 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 32.6% e tyre.
Ndërkohë, në diasporë, nga 245.935 shtetas që kanë të drejtë vote, ka votuar një përqindje e lartë prej 73.5%.
Ndryshe nga interesi më i ulët brenda vendit, në diasporë vërehet një angazhim shumë më i lartë për të ushtruar të drejtën e votës.