Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen pranë QV-së dy persona në Fushë Milot, të shtëna me armë


Një përplasje mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot ku ndodhet QV 0871.

Kastriot Përdoda dhe Astrit Lleshi janë përplasur fillimisht brenda zonës së qendrës së votimit ndërsa më pas kanë dalë jashtë ku Përdoda dyshohet se ka qëllur me armë në ajër, raporton Syri Tv.