KQZ-ja u ka hequr akreditimin të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në 27 në Vorë të lëshuara për KQV-të dhe VNV-të.
Në njoftimin e KQZ-së shtohet se nga vendimi bëjnë përjashtim vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka revokuar akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nt. 27, Bashkia Vorë, të lëshuara për Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV-të) dhe Vendet e Numërimit të Votave (VNV-të). Nga ky vendim bëjnë përjashtim vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat.” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.
