Një person i paidentifikuar i ka marrë me forcë celularin korrespondentes së MCN Tv Elsa Xhindole në QV 39/01 Pogradec dhe i ka fshirë materialet dhe videot nga procesi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Tv, Elsa Xhindole tha se telefoni i është marrë dy herë me forcë dhe se i janë fshirë të gjithë materialet.
“Ndodhem në QV 39/01 pranë qytetit të Pogradeci. Një person i paidentifikuar ndërsa isha brenda kësaj qendre votimi më ka rrëmbyer dhe telefonin dhe ka fshirë materialet që kisha filmuar. Kur isha duke filmuar, telefoni më është marrë me dhunë dhe më ka thënë ‘fshi videot’. Telefoni më është dy herë duke ma tërhequr me forcë, dhe të fshijë nga pjesa tjetër ku mbahen videot dhe fotografitë.” – tha gazetarja.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e MCN
