Vendosni fjalën kyçe....

“Pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria”- Braçe sqaron situatën me Xhaçkën: Reagova ndaj kamerës


Deputeti dhe kandidati i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar pas jehonës mediatike që mori një moment i kapur nga kamerat gjatë mitingut përmbyllës elektoral të Partisë Socialiste mbrëmjen e 9 majit në Parkun Olimpik në Tiranë.

Teksa kolegia e tij, Olta Xhaçka, po mbante fjalën e saj në skenë, kamerat fokusuan Braçen duke tundur kokën, një moment që u interpretua nga disa media si shenjë mosaprovimi ndaj saj.

Në një reagim në rrjetet sociale ditën e sotme, Braçe e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se reagimi i tij ishte drejtuar nga kamera dhe kameramani, dhe jo ndaj fjalimit të deputetes Xhaçka.

“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!”, shkruan Braçe, duke përmendur konkretisht dy media që sipas tij kanë nxjerrë lajmin në mënyrë të pavërtetë.

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?! Zgjodha veç këta dy televizione lajmi, sepse mbajnë edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS;

Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shëmtuar;

Nuk kishte asgjë në reagimin tim të lidhur me fjalën e koleges Olta Xhacka;

Me erdhi kamera para fytyrës dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj:

Nuk e doja e as e dua atë vëmendje!!

Dhe po kaq thjeshtë prodhohet një gjë kaq e shëmtuar, e që realisht nuk ka lidhje me të vërtetën e që të bën të ndihesh vërtetë keq!”