
Në kuadër të fazës së tretë dhe përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 11 maj 2025 në qytetin e Vlorës, Policia e Shtetit apelon për bashkëpunimin e qytetarëve në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti sportiv.
Policia kërkon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të largojnë automjetet nga akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen e karotrecit. Ata theksojnë se çdo mjet që nuk do të largohet, do të zhvendoset me anë të shërbimit të karotrecit për të siguruar hapësirat e nevojshme dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve.
Parkimi është i ndaluar në këto akse rrugore:
Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
Fusha para Shkollës së Marinës
Rruga “Reshat Osmani”
Rruga “Veledin Kollozi”
Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
Rruga “Hajredin Haxhiraj”
Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit
Policia fton qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë për një zhvillim të sigurt dhe të suksesshëm të garës.